Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në rrjetet sociale pamje të Njësisë së Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e saj ndaj vendit.
Në postimin e saj, Osmani shkruan se kjo njësi është stërvitur dhe përgatitur sipas doktrinës së Shteteve të Bashkuara, me qëllim mbrojtjen e atdheut në çdo moment dhe çdo pjesë të Kosovës.
“Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: gjithmonë gati, gjithmonë në shërbim të atdheut”, ka shkruar presidentja Osmani.



Të tjera
Hykmetja ka xhelozi personale ndaj Vjosës, e pengon shkëlqimi i saj
Osmani i jep mandatin Glauk Konjufcës për formimin e Qeverisë së re
Basha pranon Raportin e Progresit, nënvizon avancimin e Kosovës drejt BE-së