ondra dhe Pekini bëjnë paqe pas 8 vitesh grindje. Kryeministri Keir Starmer thotë se marrëdhënia midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës është në një “gjendje të mirë dhe të fortë” pas bisedimeve “produktive” me udhëheqësin kinez Xi Jinping, shkruan A2.
Shefi i qeverisë britanike bëri me dije se është bërë përparim në disa çështje, duke përfshirë tarifat e uiskit dhe udhëtimin pa viza në Kinë, pasi më parë njoftoi se të dyja vendet duhet të ndërtojnë një “marrëdhënie më të sofistikuar”.
Xi Jinping nga ana tjetër, thotë se ka pasur një kthesë në marrëdhëniet Kinë-Mbretëri të Bashkuar. Lideri britanik vizitoi Qytetin e Ndaluar dhe më pas do të jetë dëshmitar i nënshkrimit të marrëveshjeve me Kryeministrin kinez Li Qiang. Londra dhe Pekini do të firmosin një “pakt sigurie kufitare” për të ndërprerë furnizimin me motorë për anije të vogla. (A2 Televizion)



Të tjera
Deodorantët shkaktojnë astmë dhe probleme të lëkurës
Kurti e Haradinaj përshëndeten gjatë një ceremonie në Klinë
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga Kurti për fabrikën e prodhimit të dronëve