Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral major Enver Cikaqi, mori pjesë në takimin e organizuar nga e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, znj. Karen Pierce, me pjesëmarrjen e udhëheqësve ushtarakë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina.
Takimi u mbajt në një anije të Forcave Detare Britanike, thuhet në një postim në faqën zyrtare të Facebook të FSK-së, ku u diskutua rëndësia e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe roli i iniciativave të përbashkëta në përballimin e sfidave të sigurisë në rajon.
Në qendër të diskutimeve ishte situata aktuale e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë tek efektet e agresionit rus në Ukrainë, si dhe nevoja për koordinim ndërmjet vendeve të rajonit në përballimin e emergjencave dhe mbështetjen ushtarake ndaj autoriteteve civile.
Bëhet e ditur se në përmbyllje të takimit, pjesëmarrësit theksuan se mbështetja britanike dhe angazhimi konkret në kuadër të iniciativave rajonale janë thelbësore për ndërtimin e një Ballkani më të sigurt dhe më stabil.



Të tjera
Tash është radha e Lumir Abdixhikut për reflektim
Wesley Clark do fillojë dëshminë të hënën e javës së ardhshme, anulohet seanca e 21 nëntorit
Gabime në fletëvotime pati në 18 komuna