Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shumë shpejt do të furnizohen me veshmbathje dhe pajisje të reja.
Ministria e Mbrojtjes, e udhëhequr nga ministri në detyrë, Ejup Maqedonci, ditë më parë ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me kontratë.
Fillimisht për kontratën në fjalë janë ndarë 217,000.00 euro, megjithatë, vlera e përgjithshme e kontratës ka kaluar shifrën e paraparë.
Për tenderin “Furnizim me veshmbathje dhe pajisje për PU (SUFSK1001) për nevojat e FSK-së”, nga buxheti i shtetit janë ndarë 275,649.70 euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Sodex Group” Sh.P.K.

AK i MM-së, ka për qëllim që të lidhë një kontratë me një OE-në, që do të ketë kapacitet të kryejë furnizim me veshmbathje dhe pajisje për PU-në (SUFSK1001) për nevojat e FSK-së. Furnizimet duhet të bëhet sipas specifikimit teknik të kërkuar të përcaktuar në dosjen e tenderit me qëllim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave sipas misionit të FSK MM-së.”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e shkurtër të kontratës. Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është bërë për 36 muaj.




Të tjera
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëqeverisje pas 28 dhjetorit
Ushqimet që duhet të konsumoni për flokë të shëndetshëm
Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por i garantova që do të jetë e paqes