Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar sot në Zubin Potok për t’iu bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit për mërgimtarin 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit.
Klan Kosova, përmes kamermanit Agon Bejtullahu, ka siguruar pamje ekskluzive nga terreni, ku ekipet e FSK-së kanë zbarkuar në veri në ndihmë ndaj njësiteve të Policisë së Kosovës dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, për të ndihmuar në gjetjen e trupit të pajetë.
Ky është dita e tretë e kërkimeve, ndërsa prania e FSK-së në zonë vjen pas lejes së dhënë nga KFOR-i për ndërhyrje në këtë pjesë të veriut të vendit.



Të tjera
Imami Labinot Maliqi mirëpriti zyrtarë të lartë amerikanë në fillim të vitit 2026
Ide brilante, ku t’i fshihni sendet me vlerë në shtëpi
Homazhe në Kuvendin e Kosovës për ish-kryetarin Nexhat Daci