FSK me trajnim të avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor

FSK me trajnim të avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se në kuadër të aktiviteteve zhvillimore të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH), gjatë dy javëve të kaluara është realizuar me sukses trajnimi i avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor.

 

Qëllimi i trajnimit, sipas tij, ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve në operacionet malore të kërkim-shpëtimit, duke forcuar aftësitë teknike, koordinimin dhe reagimin efektiv në situata emergjente.

“Trajnimi përfshiu skenarë praktikë, përdorimin e pajisjeve të specializuara dhe procedurat standarde të operacioneve malore, duke kontribuar ndjeshëm në avancimin e njohurive dhe përgatitjes së pjesëtarëve nga FSK dhe Turqia të angazhuara në këtë trajnim”, ka bërë të ditur ministri në detyrë, Maqedonci.