Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Golden Sabre 25”, të organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë – KFOR, përcjell KosovaPost.
FSK njofton se në këtë ushtrim marrin pjesë rreth 600 pjesëtarë nga vende partnere dhe aleate, me fokus në forcimin e ndërveprueshmërisë dhe testimin e reagimit të koordinuar ndaj krizave.
Përfshirja e njësive specialistike të FSK-së përfaqëson një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin me KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe institucionet civile, duke dëshmuar avancimin e kapaciteteve të saj sipas standardeve të NATO-s.



Të tjera
Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj Dritës
Studimet më të reja tregojnë përse nuk do të duhej të nxirrni dhëmballët
“Kemi shumë mall dhe krenari për ty”