“Defender Europe 2025” fillon këtë të diel, Kosova pret një divizion amerikan e forca të armatosura nga Shqipëria, RMV, Kroacia e Bullgaria

FSK ndërhyn në Sllapuzhan pas raportimit për një mjet shpërthyes

Një granatë dore është gjetur të enjten mbrëma në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, në oborrin e një shtëpie private. Rasti është raportuar në polici nga një qytetar, i cili ka deklaruar se mjetin shpërthyes e ka hasur derisa po kryente punime në oborr, prapa shtëpisë së tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa më pas ka ndërhyrë ekipi i deminimit i FSK-së, i cili ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident.

Autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë rrezik të menjëhershëm për banorët e zonës, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse të sigurisë.