Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në shenjë përkujtimi, njësitë e FSK-së kanë njoftuar se kanë ulur flamujt në gjysmë shtize në të gjitha kazermat, duke kujtuar kështu tragjedinë që tronditi botën 24 vite më parë, raporton Klankosova.tv.
Nga FSK-ja përmes një njoftimi në facebook, është theksuar se Kosova dhe populli i saj do të qëndrojnë gjithmonë krah për krah me miqtë amerikanë, si në ditët e vështira ashtu edhe në ditët e gëzimit.
Të tjera
‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni
Kush janë 17 ministrat e rinj të Ramës?
Jamal shumë brishtë, i bën se është adoleshent