Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se për herë të dytë brenda këtij viti kanë dëshmuar kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare në ushtrimin “Golden Sabre 25”, të organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë.
Sipas FSK-së, pjesëmarrja e njësive specialistike në një ushtrim të këtij konteksti, përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
“Angazhimi i FSK-së në këtë kontekst shumëkombësh, me kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare, përbën një dëshmi të qartë të avancimit të aftësive në realizimin e detyrave kyçe për ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile( MUAC) në përputhje me standardet e NATO-s”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se aktiviteti mblodhi pjesëmarrës nga vende të ndryshme partnere dhe aleate, me qellim të, siç thuhet, rritjes së ndërveprueshmërisë dhe testimit të gatishmërisë dhe përgjigjes së koordinuar ndaj krizave, në një mjedis kompleks operacional.



Të tjera
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9°C
Bakteria që shkakton probleme në stomak
Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, thirrje për kursim të energjisë