Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Xhenios Luftarake, është realizuar “Kursi Bazik për Xhenier Luftarak”.
Ai është mbajtur nga instruktorë nga Regjimenti i Xhenios i Gardës Kombëtare me mbështetjen e instruktorëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komandës së Forcave Tokësore.
Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, kursantët u trajnuan në shkathtësitë themelore në fushën e Xhenios Luftarake si: fortifikimet fushore, fortifikimet e objekteve në luftë urbane, kalimin e pengesave ujore, vendosjen dhe çarjen e pengesave me eksploziv, si dhe kalimin e fushave të minuara.
“Kursi synoi rritjen e kapaciteteve operacionale të kursantëve në fushëbetejë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Nuk iu ndal policisë, ndalet 18-vjeçari me marihuanë në bagazh
Një i plagosur gjatë konfliktit mes disa personave në Suharekë
Pritje të gjata dhe autobusë të mbushur, ankohen qytetarët e Prishtinës