Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës është nikoqire e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA 2025) , ngjarje që mbledhë përfaqësues të 16 vendeve nga e gjithë bota.
Forca e Sigurisë thotë se ky simpozium shënon një moment historik për Akademinë e Mbrojtjes, duke e pozicionuar Kosovën në hartën ndërkombëtare të bashkëpunimit ushtarak dhe akademik.
“Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit do të ndajnë përvoja, ide dhe praktika më të mira në fushën e arsimimit ushtarak, lidershipit, inovacionit pedagogjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për siguri dhe stabilitet”, thotë FSK-ja.
Ata e kanë quajtur hap të rëndësishëm për avancimin e edukimit ushtarak në Kosovë dhe për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në paqe, zhvillim dhe siguri globale.



Të tjera
Duda Balje i bashkohet AAK-së në Kuvend, krijohet Grupi Parlamentar
PDK-së iu rrëzua skenari: KQZ rifillon verifikimin e votave në Mitrovicë
5 shenja të qarta se keni nevojë për detoksifikim