Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar realizimin e ligjëratave vetëdijesuese në shkollat e mesme të ulëta në mbarë vendin, me fokus te rreziqet që paraqet përdorimi i mjeteve piroteknike. Aktiviteti po zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si pjesë e planit vjetor të edukimit dhe ndërgjegjësimit.
Qëllimi i këtyre ligjëratave është informimi dhe sensibilizimi i nxënësve për pasojat e mundshme që mund të shkaktojë përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht gjatë sezonit festiv kur rritet përdorimi i tyre. Përmes shembujve praktikë, pjesëtarët e FSK-së po prezantojnë rregullat e sigurisë dhe mënyrat e shmangies së incidenteve që shpesh përfundojnë me lëndime të rënda tek fëmijët dhe të rinjtë, thuhet në njoftimin e zyrës për infomim të FSK-së.
FSK thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për sigurinë e qytetarëve, duke kontribuar në edukimin e brezave të rinj për çështje që lidhen me shëndetin publik dhe mirëqenien e komunitetit.



Të tjera
Sapo mora një mesazh nga Moska, ky është reagimi i Presidentes
Tualetet publike janë vatra infeksioni; këto janë pozicionet e të ulurit që duhet të shmangni
FSK nis ligjërata vetëdijesuese për rrezikun nga mjetet piroteknike