Në kuadër të aktiviteteve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, së bashku me udhëheqësit më të lartë shtetërorë, mori pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit pranë Qeverisë së Kosovës.
Kjo ceremoni shënoi fillimin e aktiviteteve festive me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, një ditë krenarie, sakrifice dhe përkushtimi për liri dhe shtetndërtim.
Me këtë rast, Jashari uroi të gjithë ushtarakët e FSK-së dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e unitetit, profesionalizmit dhe përkushtimit në shërbim të atdheut.



Të tjera
KESCO Premium sjell oferta festive për bizneset në treg të hapur gjatë Javës së Pavarësisë (16–20 Shkurt)
Krerët e shtetit homazhe në Prekaz në 18 vjetorin e Pavarësisë
SHBA e palëkundur në mbështetje të sovranitetit të Kosovës