Nënkryetari i LDK’së, Gazmend Muhaxheri, në një lidhje direkte në t7 është deklaruar për letrën e Kurtit ndaj Abdixhikut.
“Sapo e pashë edhe unë letrën, besoj që do të kthej përgjigje së shpejti. Deri tash nuk kemi pranuar asnjë kërkesë prej VV’së, te shohim momentet si po vijnë çfarë përgjigje do të ketë prej kryetarit dhe kryesisë”
“[Mendimin] do ta them në mbledhjen e kryesisë, për momentin nuk e kam të kristalizuar përgjigjem.”
Ai u pyet rreth asaj që Kurti tha se në elektoratin të VV preferohet më së shumti koalicioni me LDK.
Ai është shprehur skeptik nëse kjo ftesë do të çojë në zhbllokim të kuvendit.
“Te shohim çfarë mendimi del prej shumicës”, shtoi ai.
“Ne e kemi një përvojë kur në mënyrë të njëjtë i drejtohet profes së nderuar Isa Mustafa e mandej e dimë çka ka ndodh. Dmth e kemi një përvojë të hidhur prej këtyre ftesave me zotin Kurti”, tha ai.



Të tjera
Dreshaj: Kosova do të jetë para një viti shumë të rëndësishëm prandaj votoni njerëzit e dëshmuar në luftë e në paqe!
Selver Xhelili: Modeli ekonomik i Edi Ramës mund të zbatohet në Kosovë me Bedri Hamzën kryeministër
Në 16 lokacione u gjetën mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë vitit