Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, rëndësia e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën, si dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Në prag të Samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Kopenhagë, Osmani dhe ambasadori Guérot biseduan edhe për takimet që pritet të zhvillohen gjatë samitit dhe për koordinimin rreth çështjeve që do të trajtohen aty.
Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit me Francën, veçanërisht në fushën e sigurisë.
Të tjera
Zyrtare nga UEFA, ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd
Pezullimi i Dialogut Strategjik, SHBA sigurojnë që do jenë mik i ngushtë i popullit të Kosovës
Edhe tre gazetarë të tjerë u ma*rtirizuan në Ga*zza