Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është funksionalizuar sistemi digjital për menaxhimin e radhëve në Klinikën e Onkologjisë.
“Funksionalizohet plotësisht sistemi digjital për menaxhimin e radhëve në Klinikën e Onkologjisë. Shërbimi digjital i radhëve e bën pritjen më të organizuar dhe trajtimin më të dinjitetshëm për pacientët onkologjikë”, ka theksuar Vitia.
Ky sistem modern mundëson regjistrimin elektronik të pacientëve, marrjen automatike të numrit rendor në hyrje dhe thirrjen automatike sipas radhës.
“Vazhdojmë në klinikat tjera”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Të tjera
Sot kuptohet çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999
Demokratët amerikanë kërkojnë kufizim të prodhimit kinez
27 vjet nga Beteja e Kaqandollit