Policia e Kosovës ka njoftuar se është pajisur me vetura të reja.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ka vazhduar me mbështetjen ndaj departamenteve policore, në këtë rast të rendit publik, duke ndarë dyzet e një (41) vetura të reja, prej tyre 35 limuzina, përfshirë ato hibride dhe 6 xhipa për mbulimin e zonave patrulluese, në të gjitha drejtoritë rajonale.
Postimi i plotë:
Menaxhmenti i Policisë së Kosovës, në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, si edhe të rritjes së vazhdueshme të efikasitetit në punën e policëve patrullues, me qëllim që ata të jenë sa më afër nevojave të qytetarëve, ka ndarë vetura zyrtare për njësitë patrulluese.
Përmbushja e objektivave të Planit zhvillimor strategjik dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve, tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes shtesë me automjete zyrtare për njësitë patrulluese të stacioneve policore.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ka vazhduar me mbështetjen ndaj departamenteve policore, në këtë rast të rendit publik, duke ndarë dyzet e një (41) vetura të reja, prej tyre 35 limuzina, përfshirë ato hibride dhe 6 xhipa për mbulimin e zonave patrulluese, në të gjitha drejtoritë rajonale.



Të tjera
Si ta pastroni ajrin në shtëpitë tuaja?
Katër çifte në horoskop që s’bën të jenë bashkë
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti nuk bën bllof