Reuters i ka kushtuar një artikull padisë së aktores Anila Bisha ndaj qeverisë së Shqipërisë dhe AKSHI-t në lidhje me përdorimin e imazhit të saj për “fytyrën” e Diellës, ministres virtuale.
Media shkruan se aktorja po kërkon 1 milion euro dëmshpërblim. Duke folur për Reuters, aktorja thotë se njerëzit e thërrasin në rrugë Diella dhe se ata që e urrejnë kryeministrin Edi Rama, kanë nisur ta kenë inat edhe atë.
“Fillimisht u befasova, buzëqesha dhe thashë se duhet të ishte një shaka. Tani njerëzit më thërrasin Diella dhe më konsiderojnë thjesht si një ministër tjetër të qeverisë.”, u shpreh aktorja.
Anila thotë se lejoi që imazhi i saj të përdorej vitin e kaluar për të krijuar një asistent virtual të fuqizuar nga AI për faqen e internetit qeveritare e-Albania, për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset të marrin dokumente shtetërore, por jo si një “politikane virtual” në ekipin e kryeministrit.
“Njerëzit që nuk e pëlqejnë kryeministrin, tani edhe mua më urrejnë.“, shton ajo.
Po, qeveria, shkruan Reuters, mohon të ketë përdorur ngjashmërinë e saj në mënyrë të pahijshme.
“Padia është marrëzi, por ne mirëpresim mundësinë për ta zgjidhur atë një herë e përgjithmonë në një gjykatë”, tha zyra e shtypit e qeverisë në përgjigje të pyetjeve të Reuters.
Gjykata Administrative pritet të vendosë të hënën nëse do të urdhërojë qeverinë të ndalojë përdorimin e imazhit të saj. Avokati i aktores, Aranit Roshi, tha për median se Bisha po kërkon 1 milion euro dëmshpërblim.
“Ligji thotë se në rastet e shkeljes së të dhënave personale, gjobat për institucionet shtetërore janë deri në 21 milionë euro, kështu që kërkesa jonë për 1 milion është një shumë e arsyeshme”, tha ai.
Reuters vë theksin edhe te skandali i zëvendës kryeministres Belinda Balluku, dhe akuzat ndaj saj për shkelje të barazisë në tendera.
“Imazhi publik i qeverisë shqiptare është goditur që nga dhjetori pasi një njësi e prokurorisë speciale paditi zëvendësen e Ramës, Belinda Balluku, për ndërhyrje në tenderat për projekte infrastrukturore, gjë që ajo e mohon. Imazhi i Diella-s shfaqet në rreshtin e parë të listës së kabinetit në Faqja e internetit e qeverisë, hap një skedë të re, krahas fotove të Ramës dhe Ballukut.”, thuhet në artikull.



Të tjera
Mos e neglizhoni rënien e qerpikëve, tregon shumë për shëndetin tuaj
Serbia seriozisht e rrezikuar nga aleanca ushtarake e Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës
Plagoset me ar*më zj@rri një person në Mitrovicë