Alban Krasniqi publikon një tabelë: Gabime në fletëvotime pati në 18 komuna

Gabime në fletëvotime pati në 18 komuna

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka njoftuar se raporti i auditimit nga kompania Cetis ka konfirmuar se në 18 komuna ku është mbajtur balotazhi janë evidentuar gabime teknike në disa fletëvotime, ku kodet e vendvotimeve janë shtypur gabimisht, përcjell KosovaPost.

Në një postim në Facebook, Krasniqi theksoi se këto gabime janë të natyrës teknike dhe se integriteti zgjedhor mbetet i pacenuar.

“Mashtrimi nuk kalon! Vullneti qytetar është i shenjtë. Integriteti zgjedhor është i pacenuar, kurse çështjet teknike do të adresohen që të mos përsëriten në të ardhmen”, shkroi ai.

Krasniqi përfundoi reagimin e tij me mesazhin: “Urime!”, duke theksuar se rezultati zgjedhor pasqyron në mënyrë të drejtë vullnetin e qytetarëve.