Humanitare: Gani Koci veteran dhe politikan ka nevojë për pak ndihmë

Gani Koci veteran dhe politikan ka nevojë për pak ndihmë

Gani Koci, ish pjesëtarë i UÇK-së, njëherit edhe ish deputet nga PDK më shumë se një vit është diagnostikuar me kancer në mëlçi, përcjell KosovaPost.

Vajza e tij, Enkelë Koci, ka bërë një postim emocionues në rrjete sociale, ku ka kërkuar ndihmë për trajtimin e babait të saj.

Ajo ka rrëfyer se tash e një vit ka kërkuar ndihmë financiare nga familjarë, miq e të panjohur për shërimin e babait të saj.

“Aspak te lehte se kom pas kur kom fillu me ju kerku familjareve, shokeve, e te pa johurve pare para nji viti.Kom ardhe edhe ne Amerike qe naturisht edhe per karrieren teme, mirepo ma se shunti qe me ja heq barren e trajtimit babes tem qe aq shume dha per mu, motrat, vllaun e krejt familjen”, ka shkruar ajo.

Gani Koci, ish-zëvendësministër dhe figurë e njohur publike, po përballet me një sëmundje të rëndë.