LDK, sot identifikohet vetëm me një njeri, Dr. Ibrahim Rugova!
Mirëpo, asaj siç duket i ka mbetur vetëm emri, por jo drejtimi edhe pse të gjithë, njëzëri thonë se LDK është në vijën dhe linjën e Rugovës. Asaj deri tani iu kanë ndërruar edhe kryetarët.
Mehmeti nënvizon se në krye të kësaj lëvizjeje qëndronte arkitekti i rrugëtimit shtetformues, strategu dhe presidenti i parë historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke shtuar se është vështirë të imagjinohet se pavarësia do të ishte arritur pa figurën e tij
Ai shpreh keqardhje për gjendjen aktuale të LDK-së, duke fajësuar drejtuesit e mëvonshëm për rënien e saj, për shkak të kryeneçësisë dhe ambicies së tepruar për pushtet, si dhe mungesës së mençurisë politike në krijimin e koalicioneve.
“Ajo ishte që i priu popullit prej themelimit të saj më 23 dhjetor 1989 deri ne Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Të gjitha të arriturat e popullit të Kosovës, përfdhirë edhe Pavarësinë e saj, i atribuohen LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS. Kush përpiqet ta mohojë këtë, nuk është mirë me sy, vesh e mendje. Po, sepse në krye të saj ishte arkitekti i rrugëtimit të saj, strategu dhe kryetari i parë historik i Republikës së Kosovës, Dr. IBRAHIM RUGOVA, aq sa nuk mund të them se do të vinte pavarësi me dikë tjetër.
Tani është për të qajtur se deri ku ka rënë LDK-ja. Krejt kjo me fajin e njerëzve që e morën udhëheqjen e saj, me kryeneqësinë e tyre dhe lakminë e tepërt të tyre për të qenë të parët, pa ditur me kë të lidhin koalicion”, deklaron Mehmeti për gazetën.



Të tjera
E prezantuan si Anita Muçaj Haradinaj – Anita reagon ndaj gabimit publik
Atlético Madrid në krizë? Simeone njofton se do të largohet pas sezonit
Rikthimi i mundshëm i Messit: Legjenda argjentinase pranë kthimit në klubin e origjinës