Ganimete Musliu, Sala Jashari dhe Nait Hasani votuan kundër për pakon e nënkryetarëve

Ganimete Musliu, Sala Jashari dhe Nait Hasani votuan kundër për pakon e nënkryetarëve

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës u votuan në pako nga 104 deputetë, që ishin pro, tre kundër dhe gjashtë abstenuan.

Deputetët që votuan kundër janë Ganimete Musliu, Nait Hasani dhe Sala Jashari nga PDK, ndërsa AAK abstenoi.

Kryesia e Kuvendit, me Albulena Haxhiun kryetare, do të përbëhet nga këta nënkryetarë:

Ardian Gola – Lëvizja Vetëvendosje

Vlora Çitaku – Partia Demokratike e Kosovës

Kujtim Shala – Lidhja Demokratike e Kosovës

Sllvako Simiq – Lista Serbe

Emillija Rexhepi – komunitetet pakicë joserbe.