Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova dhe Kroacia kanë udhëhequr dje një diskutim të nivelit të lartë evropian mbi çështjet e migrimit, mobilitetit dhe fuqizimit të të rinjve.
“Kosova dhe Kroacia i kanë prirë dje diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve. Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën ‘Një Evropë e hapur me kufij të sigurt’,” ka thënë Osmani.
Ajo theksoi se ndonëse sfidat ndryshojnë nga një shtet në tjetrin, qëndrimi i përbashkët ishte i qartë.
“Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata”, ka shkruar Presidentja.
Të tjera
Rubio takim me Netanyahun pas sulmit izraelit në Katar
Trump: Urrejtja mes Putinit dhe Zelensky-t po zgjat luftën
ShBA, gjithmonë mike e popullit të Kosovës – do të vlerësojmë veprimet e Qeverisë në detyrë