Personeli i Gardës Skoceze të Mbretërisë së Bashkuar, i cili ka ardhur në Kosovë për vendosje të përkohshme si pjesë e forcave rezervë të NATO-s, mori pjesë sot në Trajnimin për Udhëheqësit Kryesorë (KLT) në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se trajnimi u kryesua nga shefi i shtabit të misionit KFOR-, Maximilian Clark.
“Gjatë gjithë trajnimit, Gardës Skoceze iu dhanë informacione relevante në lidhje me misionin e KFOR-it në përputhje me mandatin e tij”, thuhet në njoftim.
Sipas KFOR-it, KLT-ja është një hap thelbësor i çdo procesi vendosjeje, i kryer për të siguruar ndërgjegjësimin për situatën dhe për të promovuar një kuptim të përbashkët të misionit në të gjitha nivelet.
Të tjera
BE ia jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën
Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel