I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është deputeti i LDK-së, Arben Gashi.
Gashi tha se duhet të ndryshohet gjuha e komunikimit dhe ligjërimit publik.
Ai pohoi se secila nga subjektet politike e din qartë se nuk mundet vetë me i formu institucionet.
Gashi potencoi se duhet të ndërtohet një klimë pozitive dhe një klimë e komunikimit ndërpartiak.
“Unë kjo që po e them tani është çka do të dëshiroja të bëhej. Kjo që po them është ashtu si unë e shoh politikën apo si e shoh angazhimin politik dhe nëse nisemi prej parimit që ‘politika është arti i të së mundures’ pra kjo është e mundshmja. E mundshmja në këto rrethana është t’a ndryshojmë diskursin, t’a ndryshojmë gjuhën e komunikimit publik, ligjërimin publik dhe normalisht me programet tona me idetë tona me ideologjitë tona dhe vizionin tonë të garojmë për të qenë të parët. Pastaj mbi bazën e kësaj të ndërtojmë partneritetin qeverisës… secila parti e din se vetë nuk mundemi me formu institucionet, ndoshta mundemi me formu Qeveri por institucionet nuk mundemi me i formu. Çfarë nënkupton kjo? Nënkupton se më së largu me 4 prill të vitit të ardhshshëm ne duhet t’a zgjedhin Presidentin e ardhshëm për pesë vitet e ardhshme dhe për t’a zgjedhur Presidentin na duhen 80 vota. Nuk mendoj se dikush prej partive politike në Kosovë, me një mendje të kthjellët mendon se mundet me i pas 80 deputetë vetë. Në ketë pamundesi ne duhet të krijojmë mundësinë dhe mundësia është tek komunikimi, ndërtimi i një logjike bashkëpunuese dhe normalisht tek pranimi i rezultatit dhe pranimi i disfatave. Ne duhet të ndërtojmë një klimë pozitive, klimë të komunikimit ndërpartiak që fatkeqësisht ka mungu” tha Gashi në Blic Interview.



Të tjera
Gashi: VV nuk kishte vullnet dhe dëshirë për të formuar qeverinë – Kanë dashur vetëm të blejnë kohë!
Mehmeti: Opozita po e akuzon kot Osmanin, data 28 dhjetor u vendos për të rritur pjesëmarrjen e votuesve
Integrimi në BE, eurodeputetja sllovene: Kosova gjithmonë po has në pengesa