Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha në seancën solemne për nderë të 25 vjetorit të çlirimit, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, luftoi me guxim për të drejtat dhe liritë e popullit.
Sipas tij, ndërhyrja e NATO-s, erdhi si arsye për ta ndalë gjenocidin që po bëhej ndaj popullit të Kosovës.
“Sot përkujtojmë dhe nderojmë një nga momentet më të rëndësishme, ditën e çlirimit të Kosovës. Çerek shekulli më parë, populli ynë jetonte në kushtet më të rënda. UÇK-ja me guxim luftojë për të drejtat dhe lirinë tonë duke i treguar botës se populli shqiptarë nuk di të poshtërohej kurrë. Ndërhyrja e NATO-s që erdhi për ta ndalur gjenocidin ishte jetike për arritjen e qëllimit tonë të shenjt, lirinë, demokracinë dhe paqen”, ka thënë ai.



Të tjera
Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon
Përgatisni fëmijë të zgjuar para se të lindë
Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?