Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon partisë së parë, në këtë Lëvizjes Vetëvendosje, që të propozoi kandidatin për të parin e kuvendit, por që të njëjtës i takon edhe që të ofrojë zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar me ngërçin për konstituimin e parlamentit.
Gashi ka komentuar edhe çështjen e procedurës së votimit në seancën konstituive, duke deklaruar se ndryshimi i saj mund të bëhet përmes një mocioni për anashkalim të rregullores së punës së kuvendit, e që pastaj duhet të miratohet me votim për procedurën e re.
Ai ka shtuar se, mocioni në fjalë do të ishte obligativ për të gjithë deputetët që të marrin pjesë në votim.
‘‘Vazhdimi i përpjekjeve për të anashkaluar procedurat dhe për të cenuar rendin kushtetues dhe rregullat e miratuara, është i dëmshëm për të gjithë skenën politike pa dallim, por veçanërisht për partinë që ka dalë e para në zgjedhje’’, ka thënë ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
I pari në rezultat, i vetmi me të drejtë për të propozuar, por edhe i pari në obligim për të ofruar zgjidhje.
Në lidhje me procedurën e votimit në seancën konstituive të Kuvendit, ritheksojmë se kjo procedurë është vendosur në mbledhjen përgatitore të zhvilluar sipas Kushtetutës dhe Rregullores, nga Kryesia e legjislaturës paraprake. Çdo ndryshim i saj mund të bëhet vetëm përmes një mocioni procedural për anashkalimin e Rregullores së punës së Kuvendit, dhe pastaj të miratohet me votim për procedurën e re. Një mocion i tillë do të ishte obligativ për të gjithë deputetët që të marrin pjesë në votim.
Vazhdimi i përpjekjeve për të anashkaluar procedurat dhe për të cenuar rendin kushtetues dhe rregullat e miratuara, është i dëmshëm për të gjithë skenën politike pa dallim, por veçanërisht për partinë që ka dalë e para në zgjedhje. Sepse i pari në rezultat, është jo vetëm i pari në të drejtën për të propozuar, por edhe i pari në obligimin për të respektuar rregullat dhe Kushtetutën, si dhe për të ofruar zgjidhje.
Të tjera
Manchesteri ngjyroset me të kaltër, City mposht bindshëm Unitedin
Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias
Vuçiq sërish e angazhoi Radoiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim