Gashi: VV'ja i ka votat, por kushtimisht nuk është fundi i botës edhe nëse nuk zgjidhet Qeveria

Gashi: VV’ja i ka votat, por kushtimisht nuk është fundi i botës edhe nëse nuk zgjidhet Qeveria

Avokati Tomë Gashi beson se Lëvizja Vetëvendosje ka deputetët e nevojshëm për të formuar Qeverinë Kurti 3, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai thekson se nëse kjo nuk ndodh, presidentja mund t’i japë mundësinë opozitës për formimin e qeverisë. Në rast se as opozita nuk arrin sukses, vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Unë fillimisht besoj që Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat, i ka deputetët të cilët do të votojnë Qeverinë Kurti 3 . Kjo është thënë që sa muaj gjatë këtij ngërqi politik që kemi pas për formimin e Parlamentit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e kryesis.Tani i kemi të gjitha të zgjedhura kemi nënkryetarin, kemi të gjithë nënkryetarët që duhet të jenë në bazë të Kushtetutës dhe besoj që nuk duhet të jetë ndonjë problem për sigurimin e votave të 61 deputëtëve për formimin e Qeverisë së re e cila do të dalë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, që në prizmin tim do të jetë Qeveria Kurti 3”, tha Gashi.

“Në mënyrë hipotetike nëse kjo nuk ndodh, atëherë presidentja ka të drejtë që këtë mundësi të ja japë partive opozitare dhe nëse as ata nuk munden të formojnë Qeverinë e re, atëherë faktikisht në bashkëpunim me partitë politike që janë në Parlamentin e Kosovës shkojmë në zgjedhje të parakoshme”, shtoi ai.

Gashi thekson se kjo nuk është situatë jashtëzakonisht shqetësuese, por pjesë e demokracisë kur nuk ka shumicë të qartë për qeverisje.

“Po faktikisht nuk është mirë që të mos kemi Qeveri të re sepse qytetarët e Republikës tonë me 9 shkurt e kanë votuar që të kemi një qeveri të re mirëpo nuk është ndonjë situatë e jashtëzakonshme në demokraci”.

“Sepse në demokracinë në të cilën jemi nëse një parti politike nuk fiton më tepër se 50% të votave të atyre që kanë dalë në zgjedhje, atëherë i bie që mundësia është e koalicioneve të ndryshme. Mirëpo kushtimisht themi se nuk është fundi i botës edhe nëse nuk zgjidhet Qeveria as nga pozita e as opozita, nuk kemi rrugë tjetër ligjore përveq se të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe të përsëritet vullneti i qytetarëve të Kosovës se cila parti dëshirojnë të uhdëheqë Kosovën në të ardhmen apo ndoshta eventualisht koalicion qeveritar”, tha ai për Expose, prodhim i GazetaBlic.

Emisioni i plotë: