900 0 1720005675xbiden Sondazhet Ikjaduplicate Frame 615 135

“Gati sa nuk më zuri gjumi në skenë”, 1 në 3 demokratë duan largimin e Biden, por s’ka zëvendësues

Një në 3 demokratë mendojnë se presidenti amerikan Joe Biden, duhet heqë dorë nga përpjekja për t’u rizgjedhur në krye të shtëpisë së bardhë, pas debatit të javës së kaluar kundër Donald Trump. Megjithatë sipas sondazhit të realizuar nga Reuters/Ipsos, asnjë demokrat i zgjedhur nuk do të performonte më mirë se Biden në një përballje hipotetike me Trumpin.

Sondazhi dy ditor zbuloi se si republikani ashtu edhe demokrati, ruajnë mbështetjen e 40 përqind të votuesve të regjistruar, çka sugjeron se Biden nuk ka humbur terren pas debatit. Mes emrave të pretendentëve të tjerë të mundshëm të vënë para anketuesve, vetëm Mishel Obama, bashkëshortja e ish-presidentit Barak Obama tejkalon Biden në preferencë dhe udhëheq ndaj Trump me 50 përqind kundrejt 39 përqind, në një garë hipotetike.

Por Mishel, autore e librit bestseller të vitit 2018, Becoming, e ka thënë vazhdimisht se nuk ka ndërmend të garojë për president. Sakaq, 32 përqind e demokratëve në sondazhe thonë se Biden duhet të heqë dorë nga kandidatura pas debatit ku pati ngecje të shpeshta dhe dështoi të tregonte sfidonte me energjinë e duhur ndaj sulmeve të rivalit. Në një koment të fundit, 81-vjeçari fajësoi për paraqitjen e dobët, lodhjen pas 2 fluturimeve transatlantike më herët gjatë qershorit.

”Nuk e dëgjova stafin tim dhe gati sa nuk më zuri gjumi në skenë”, pohoi presidenti. Deklarata erdhi mes panikut që ka shkaktuar brenda partisë, çështja e aftësisë së tij mendore e fizike, dhe pasi një kongresmen nga Teksasi u bë i pari ligjvënës aktual demokrat që i kërkoi të largohej.

“E përshëndes presidentin Biden. Thjesht ndjej se është koha për të që të mënjanohet, nëse duam të mbrojmë atë që ai na lejoi të fitojmë në 2020”, tha Lloyd Doggett.