“Pse po kcen, o burrë?”: Gaxheri dhe Haradinaj përplasen ashpër rreth atentatit ndaj Ibrahim Rugovës

Gaxheri dhe Haradinaj përplasen ashpër rreth atentatit ndaj Ibrahim Rugovës

Besa Gaxheri, anëtare e LDK-së, është përplasur verbalisht me Nasim Haradinajn në lidhje me situatën e rëndë të pasluftës.

Tema që përplasi Gaxherin dhe Haradinajn ishin sulmet dhe vrasjet e pasluftës.

“Sonte jam shumë e kënaqur, përkundër që për disa gjëra nuk pajtohemi, që është relaksuar situata deri kur ka qenë kundërshtimi ndaj presidentit Rugova nga shqiptarë, sepse nga serbët s’kemi cka me i diskutu. Kanë qenë sulmet, kanë qenë kundërshtimet, kanë qenë atentatet, vrasjet e kështu me radhë” – tha Gaxheri.

“Hala po doni me lujtë viktimizimin” – i ndërhyri Haradinaj.

Pastaj, nga këtu u nxeh muhabeti.

“Ku janë atentatet?” – pyeste Haradinaj.

“Vec prit, të lutem. Mos më merr ashtu në pyetje, se s’je ti për me më marrë në pyetje. Dëgjo dhe pastaj e merr fjalën” – ia ktheu Gaxherri.

Në përplasje e sipër, Gaxheri i tha Haradinaj “pse po kcen”.

“Pse duhet ti në këtë formë me kundërshtu? Pse duhet ti në këtë formë me reagu kur unë them për një argument” – i tha Gaxherri, Haradinajt.

“Edhe ti nuk ke nevojë me reagu ashtu” – shtoi Gaxherri.

“Kam nevojë, qysh nuk kam nevojë” – ia ktheu Haradinaj.

“Atentat në rrugë, na nuk e dimë kush ja ka bo, por e kemi parë që ju ka bo atentat midis Prishtine, para Kuvendit të Kosovës. A po e sheh qysh sillet, thu se ky u kanë aty, thu ti që ky e ka bo atentatin. Pse more burrë flet ashtu, a e ke bo ti a kush e ka bo?” – i tha Gaxheri, Haradinajt.

“Kënd?” – e pyeti Haradinaj.

“Pse po kcen ashtu?” – shtoi Gaxheri.

“A e kam bo unë? Cka kam bo unë tanë e dinë, edhe ai e di” – tha Haradinaj.

“Pse po kcen burrë ashtu? Kur ty nuk të thotë dikush, pse po kcen?” – tha Gaxheri.