Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se Rripi i Gazës është një pjesë e Palestinës.
Olmert dje mori pjesë në sesionin me titull “Nga armëpushimi në paqe të qëndrueshme: Drejt një zgjidhjeje me dy shtete” të mbajtur si pjesë e Forumit të 8-të të Paqes në Paris, i cili filloi dje në kryeqytetin e Francës.
ipas tij, qeveria e re që do të kontrollojë Gazën duhet të jetë palestineze. “Gaza është një pjesë e Palestinës. Nuk është një pjesë e Izraelit”, tha ish-kryeministri izraelit.
Olmert theksoi nevojën për një “horizont politik” për popullin palestinez, duke thënë: “Ne duhet të përpiqemi për këtë dhe të dëshirojmë që ta arrijmë një gjë të tillë”.



Të tjera
Ushqimet që duhet konsumuar nëse keni probleme me fryrjen e barkut
Të ndalet lùfta mes SHBA-Izr@elit dhe Iranit, beteja dëm për të gjithë
Kemi pezulluar nga puna inspektorët, Prokuroria të nisë hetimet