Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim për nivelin alarmues të kërcënimeve të rënda me jetë, që ka marrë në ditët e fundit, gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku.
Sadiku i ka paraqitur kërcënimet në Policinë e Kosovës dhe AGK-ja i fton organet e sigurisë për hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe ofrim të mbrojtjes për shkak të cenimit të sigurisë fizike të tij dhe familjes.
AGK-ja e fton publikun që diskutimi për përmbajtjen e materialit të transmetuar të hënën në Kanal 10 të mbetet në suaza të dhënies së opinioneve pa kërcënime për sigurinë e askujt.



Të tjera
5 vetitë e një femre të fortë
Abramovich nuk i jep miliardat e Chelseat për Ukrainën, rrezikon t’i humbë ato
Zelensky: Trumpi nuk do që ta ‘irritojë’ Putinin!