Analisti Halil Geci, thotë se është koha që LDK të mësoj nga shembulli i Vushtrrisë dhe jo nga retorika fyese e Samisë.
Geci përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se lidhja mes LDK-së dhe VV do të duhej të ndodhte nga fillimi i zgjedhjeve nacionale, sepse sipas tij, ashtu do të kishte Kosova institucione stabile e të fuqishme.
Ai tutje, përdor një gjuhë të ashpër ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku, gjersa shton kurrë nuk do ta shijojë kryeministrllëkun.
“Koha që LDK të mësojë nga shembulli i vushtrrisë, jo nga retorika fyese e Samisë! Sot Kosova do të ishte në rrugë të sigurt po të mos ishte kapriçoja e bojkotuesve!
Koha i dëshmoi: ata që bojkotuan bashkimin e kanë bërë dëmin më të madh Kosovës!
Kjo lidhje dhe bashkëpunim mes LDK-së dhe VV-së duhej të kishte ndodhur që në fillim të zgjedhjeve nacionale, për t’i dhënë Kosovës institucione stabile e të fuqishme, si dhe për ta zhbllokuar vendin, i cili u bojkotua nga Lista Serbe dhe nga LDK-PDK me arsyetimin se Kurti i kishte quajtur “hajvana”. Po t’ia jepte Lumir Bajram Arbanxhikut postin e kryeministrit, s’do t’i kishte shkuar në mend “hajvanllëku”, por, me sa i njoh unë rugovistët, Lumë Lumi kurrë nuk do ta shijojë kryeministrllëkun, ngase ka bërë fushatë të pistë, duke premtuar zbatimin e marrëveshjeve për Mitrovicën dhe Zajednicën, si dhe duke sharë e ofenduar me sjellje të papërshtatshme që nuk i shkojnë LDK-së, duke renditur “kica e kuca” në krye të listës për deputetë.
Gjithashtu, duke e larguar fotografinë e Rugovës dhe duke menduar, si i biri i Bajram Efendiut, po luan me partinë time – LDK-në – dhe me Kosovën”, ka shkruar Geci.
Tutje, ai shkruan se LDK-ja ka shumë intelektualë dhe atdhetarë që mund t’u prijë proceseve botërore, e lëre më këtyre proceseve që Rugova i kishte lënë në binarët e duhur.
“O Lumë Llumi, ky popull nuk “han bar”! LDK-ja nuk duhet të lejojë që njerëz si ky të luajnë me LDK-në dhe me Kosovën. Për ta shpëtuar lëkurën nga politika, nga egoja për të qenë “i pari i Kosovës”, Lumi duhej t’i binte në gjunjë e t’ia lëpinte gurin e varrit të Ibrahim Rugovës, e jo t’ia hiqte fotografinë dhe të thotë “tani e mbrapa ecni pas Arbanxhikut të Luginës”.
LDK-ja ka shumë intelektualë dhe atdhetarë që mund t’u prijë proceseve botërore, e lëre më këtyre proceseve që Rugova i kishte lënë në binarët e duhur.
Që nga Rugova e këtej, LDK-PDK, Lista e Beogradit dhe partitë e tjera të vogla po mundohen ta nxjerrin Kosovën nga binarët e saj dhe ta drejtojnë drejt kolonës ruse të Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe tradhtarëve të brendshëm e mbështetësve prorusë të jashtëm.
Këto e shumë të tjera janë ato që Lumi e Kica do t’i “hanë në gjunjë – pica””, ka përfunduar analisti.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Gabimi më i shpeshtë që bëjnë nënat e reja kur vendosin fëmijën në gjumë
Haaland arrin rekordin e Cristiano Ronaldos
Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake