E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, tërhoqi gjithë vëmendjen në ceremoninë e 82-të të Festivalit të Filmit në Venecia
Efejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, tërhoqi gjithë vëmendjen në ceremoninë e 82-të të Festivalit të Filmit në Venecia, duke ekspozuar unazën e saj gjigante të fejesës me diamant 30 karatësh, me vlerë rreth 3 milionë dollarë (afro 2.6 milionë euro).
Modelja e famshme u shfaq mahnitëse me një fustan të zi me dantella, që i nxirrte në pah format elegante, ndërsa pozonte me duart lart për të treguar unazën dhe bizhuteritë e tjera të shndritshme.
Pamjen e plotë e kompletoi me një gjerdan të madh, vathë me diamant dhe flokët e kapura me gërshet të rregullt, shkruan “DailyMail”.
Kujtojmë se 31-vjeçarja dhe futbollisti i famshëm konfirmuan fejesën këtë muaj, pas gati një dekade së bashku. Çifti ka dy vajza dhe rrit gjithashtu tre fëmijët e tjerë të futbollistit. Në rrjetet sociale, lajmi u përshëndet nga miqtë e tyre të famshëm me urime të përzemërta për çiftin.



Të tjera
Kortizoli ose hormoni i stresit, kur rritet dhe lidhja me ushqimet
Jake Paul suspendohet nga boksi menjëherë, pas humbjes me nokaut nga Anthony Joshua
Pep Guardiola thotë se City duhet të “përgatitet” për pasardhësin e tij