Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka mbrojtur Vjosa Osmanin.
Sipas saj, ajo çfarë ka deklaruar gazetari Berat Buzhala, nuk është fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e kësaj kategorie kundër institucioneve të Kosovës.
“Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat”.
Reagimi i plotë:
Ende pa u fshirë mirë gjurmët në vendin e ngjarjes dhe pa dalë policia as me një version fillestar të vrasjes së djeshme, Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjedi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah Presidentja e Republikës së Kosovës.
Kjo nuk është as fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e pikërisht kësaj kategorie kundër institucioneve të Republikës. Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat.



Të tjera
Mësoni se si t’i largoni papastërtitë nga lavatriçja
Shtatë shenja që ju keni një inteligjencë mbi mesataren
Ushqimet që zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira