​Gërvalla në Varshavë: Integrimi në BE i shteteve pro-perëndimore domosdoshmëri strategjike

Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk shihet më si një projekt abstrakt politik, por si domosdoshmëri strategjike dhe përgjigje konkrete ndaj realiteteve të reja gjeopolitike, kërcënimeve dhe sfidave që rrezikojnë themelet e paqes dhe sigurisë në Evropë.

Kështu tha ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, gjatë takimit të përbashkët të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, shteteve kandidate dhe me status kandidat potencialë, sot në Varshavë të Polonisë.

Ajo tha se kontekstin e ri, ku arkitektura politike e Evropës po riformohet, ky takim përfaqëson mundësinë për marrjen e vendimeve të guximshme dhe artikulimin e një vizioni të qartë për një Evropë më të bashkuar, më të sigurt dhe demokratike.

“Si shtet që ka ndërtuar institucione funksionale, ka forcuar sundimin e ligjit dhe ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj reformave dhe vlerave evropiane, Kosova sjell në tryezë përvojën e një vendi që jo vetëm kërkon integrim, por edhe kontribuon me përgjegjësi ndaj projektit të përbashkët evropian”, tha Gërvalla.

Gërvalla ndodhet në Varshavë me ftesë të Presidencës Polake të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe ministrit të Jashtëm të Polonisë, Radosław Sikorski, si dhe në praninë e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas,