Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti Ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi, ku u diskutua thellimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin strategjik, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të Ministrisë gjatë takimit u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Estonisë ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset e integrimit evropian, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. U theksua gjithashtu rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e sigurisë rajonale, transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike, ku Estonia ka ekspertizë të avancuar.
Takimi riafirmoi gatishmërinë e Kosovës për koordinim të ngushtë në organizatat ndërkombëtare dhe për forcimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve.



Të tjera
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi në liqenin e Badovcit
Mihali kërkon hetim për alarmin e Gashit se ka shqiptar që “paguhen me çanta” për dezinformim pro Serbisë
Si ta luftoni migrenën në kushte shtëpie