Gjermania sot shënon 35 vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara.
Në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur ra muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë.
Gjermania vuajti ndarjen e saj në dy pjesë, njëra pjesë u kontrollua nga aleanca perëndimore dhe pjesa lindore e Gjermanisë u pushtua nga trupat ruse.
Për më shumë vite popullit gjerman iu ndalua lëvizja e lirë, ndërsa për ta bërë edhe më të ashpër ndarjen, ish-BRSS ndërtoi murin në Berlin, që e ndante qytetin në mes, i cili u rrënua në nëntor të vitit 1989, për t’ia hapur rrugën bashkimit të vendit.
The post Gërvalla pret në një takim delegacionin e drejtuesve të institucioneve të zbatimit të ligjit nga Iowa appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
E qara na ndihmon që të humbim peshë
Këshilla para një provimi ose takimi pune për të shmangur gabimet e mundshme
Shafrani i Indisë lufton shumë sëmundje, ndër to dhe kancerin