Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, është takuar me homologun e saj kroat, Gordan Grlić-Radman.
MPJD njofton se ata kanë diskutuar për “fuqizimin e bashkëpunimit në proceset e integrimit euroatlantik të Kosovës, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri, mbrojtje dhe shkëmbime tregtare”.
Ajo i ka thënë se procesi i anëtarësimit në KiE duhet të finalizohet sa më shpejtë.
“Në takimin bilateral të mbajtur në Forumin e Dubrovnikut, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen ndaj Kroacisë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke deklaruar që ky proces duhet të finalizohet sa më shpejtë me anëtarësimin e plotë në KiE.”
Gërvalla në takim me ministrin kroat foli edhe “rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes shteteve pro perëndimore të Ballkanit Perëndimor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.
Të tjera
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli
Iz*raeli ka vr*arë 233 dijetarë dhe predikues islam në Rripin e Ga*zës