Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me Nuno Queiros, përfaqësues i përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me të cilin thotë se pati diskutim përmbajtësor rreth prioriteteve strategjike dhe drejtimin konkret të bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Avancimi i reformës në drejtësi, forcimi i mekanizmave kundër korrupsionit, garantimi i qasjes së barabartë në drejtësi për çdo qytetar, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë, ligji për Byronë, konsolidimi i mekanizmave të llogaridhënies, adresimi efektiv i dhunës në familje ishin në fokus të bisedës sonë. Këto politika kërkojnë vullnet politik, por edhe kapacitete të qëndrueshme e ekspertizë teknike”, ka shkruar Gërvalla.
Ministrja e Drejtësisë thotë se bashkëpunimin me UNDP-në e konsiderojnë si instrument të rëndësishëm për mbështetje teknike, zhvillim kapacitetesh dhe harmonizim të reformave me standardet ndërkombëtare.
“Megjithatë, objektivi ynë është i qartë, politika që prodhojnë rezultate të matshme, institucione që funksionojnë me integritet dhe një sistem drejtësie që gëzon besimin e qytetarëve. Republika e Kosovës është gjithmonë e përkushtuar për thellimin e partneriteteve që kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në përshpejtimin e reformave me ndikim real”, ka shkruar Gërvalla, transmetin KosovaPost.
The post Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë, i panegociueshëm appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Luftoni plakjen duke ngrënë këto lloje të frutave
Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si më parë
Austria mbetet një nga partnerët më të afërt të Kosovës në Evropë