Nga 100 euro festat e fundvitit, Kurti: Gëzim për fëmijët, dinjitet për pensionistët

Gëzim për fëmijët, dinjitet për pensionistët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se sikurse çdo vit, edhe sivjet kan vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove, shkruan KosovaPost.

Madje ai ka shkruar se pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga mosvotimi i buxhetit nga opozita, institucionet përkatëse kanë bërë të pamundurën që kjo mbështetje të mos mungojë.

Sipas njoftimit, pagesat do të procedohen para natës së Vitit të Ri.

Postimi i plotë: 

Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.

Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!