Rrahmani në radarët e Lyon, kjo është oferta e gjigantit francez për sulmuesin kosovar – Ekonomia Online

Girona heq dorë nga Rrahmani

Albion Rrahmani i realizoi 22 gola dhe dhuroi katër asistime në 66 ndeshje të luajtura me fanellën e Spartës së Pragës, skuadrës që shpenzoi 5 milionë euro për transferimin nga Rapidi i Bukureshtit në vitin 2024. 

Por, ai nuk pritet të vazhdojë me skuadrën çeke dhe pritet të largohet në këtë afat kalimtar dimëror. 

Rrahmani, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, kërkohej nga Lyoni, Ëest Ham Unitedi dhe Girona. 

Transferimin në njërën prej top-pesë ligave evropiane, Rrahmani e kishte bërë me dije edhe pas fitores 2:1 me Spartën ndaj Universitatea Craiovas në Ligën e Konferencës. 

Megjithatë, në Spanjë të shtunën kanë raportuar se Girona ka hequr dorë nga transferimi i reprezentuesit të Kosovës. 

Çmimi i tij në faqen “transfermarkt” është 7.5 milionë euro. 

25-vjeçari me Kosovën ka luajtur në 21 ndeshje, ndërsa ka shënuar gjashtë gola.