I ftuar në “DPT te Fidani”, Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka gjasa më të mëdha që të tentojë ta formojë qeverinë pa koalicion me opozitën.
Sipas Cakollit, zgjedhjet kanë dhënë mesazh se votuesit duan bashkëpunim mes partive.
“Çka kanë prodhuar zgjedhjet ka qenë një mesazh jashtëzakonisht i votuesve që në Kosovë nevojitet një bashkëpunim mes partive politike. Në radhë të parë edhe nëse një parti arrin ta formojë qeverinë e ardhshme ose do të jetë shumë afër me vota me pjesën opozitën ose nuk do të ketë numër të mjaftueshëm të votave për me garantu qeveri stabile”, tha Cakolli.
Cakolli tutje dha skenarin e tij sa i përket koalicioneve për formimin e qeverisë.



Të tjera
Pirja e kafesë mund të zvogëlojë mundësinë e humbjes së dëgjimit sipas një studimi
Alarm në trafik: 101 vik*tima nga ak*sidentet rrugore
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë