Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut.
Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm Shpend Fazliu, deklaroi për Klankosova.tv se gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë, më mesin e tyre një fëmijë rreth moshës 7 vjeçare është transferuar për trajtim në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar.
“Në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në ora 16:55, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona si pasojë e lëndimeve nga aksidenti në trafik. 5 prej tyre janë duke vazhduar trajtimin në Spital, përderisa një fëmijë ( 2019) në gjendje më të rënduar është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Për 5 të lënduarit tjerë po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet tjera të nevojshme nga stafi i Emergjencës”, deklaroi Fazliu.



Të tjera
Arma e fortë kundër ankthit
Vengu: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar