9.15 milionë euro është kostoja e projektit të Komisionit Evropian për modernizimin e sistemit të ujitjes në Radoniq dhe Dukagjin, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se qëllimi kryesor është modernizimi i sistemit të ujitjes së tokave bujqësore duke kontribuuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e sektorit bujqësor.
“Ky projekt është dëshmi dhe rezultat i raportit të shëndosh me partnerët tanë, pasi që vetëm gjatë qeverisjes sonë në sektorin e bujqësisë vlera e mbështetjes nga partneritetet ndërkombëtare është 50 milionë euro. Të investosh në rehabilitim të ujitjes, do të thotë që mbi 11 mijë hektarëve të tokave bujqësore, t’ua mundësosh rritjen e efikasitetit të menaxhimit të tokave. Njëherit përmes këtij projekti, funksionalizohet sistemi i ujitjes së Dukagjinit, i cili aktualisht është jashtë përdorimit”, u shpreh Kurti.





Të tjera
S’ka rikthim të Neymarit te Brazili, publikohet lista për ndeshjet e marsit
Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovës, u bë zëri i jonë në Bruksel
A mund ta ‘çlirojë’ Amerika Ngushticën e Hormuzit? Ja çfarë bëri Ronald Reagan 39 vite më parë