Gjenden armë në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Gjenden armë në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka zbuluar armë dhe pajisje të tjera të dyshimta gjatë një patrullimi në fshatin Prelez të Zubin Potokut.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 29 mars 2026, rreth orës 15:50, kur zyrtarët policorë kanë hyrë në një shtëpi të pabanuar, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy uniforma, një karikator të zbrazët të tipit AK-47, tri gëzhoja si dhe disa dokumente të tjera.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e këtyre mjeteve.