Rahovec të hënën janë gjetur mbetje mortore që dyshohet si përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se mbetjet mortore janë dërguar në IML.
“Lidhur me rastin 09.03.2026, gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore që dyshohet se i përkasin së paku një (1) individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor, në autopsi dhe analizën e ADN-së, me qëllim të identifikimit”, thuhet në njoftim.
Komisioni Qeveritar për Peronat e Zhdukur më 4 mars ka njoftuar për rifillimin e gërmimeve në këtë komunë, në lokacionin e njohur si “Përzhina”.



Të tjera
Shkeljet e hapësirës ajrore turke “nuk mund të justifikohen”, Erdogan i thotë Iranit
Turqia vendos sistemin e mbrojtjes ajrore `Patriot` në Malatya
Komuna e Prishtinës hap thirrjen për subvencione në blegtori, bletari dhe shpezëtari për vitin 2026