Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se janë gjetur mbetje mortore në një lokacion në Vushtrri.
Sipas njoftimit, thuhet se mbetjet mortore potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.
Komisioni tha se ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata “Martirët e Lirisë” nga Vushtrria.
Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.
“Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN, nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, thuhet në njoftimin e KQPZh.
Të tjera
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit
Lu*fta në Ga*za do të mbarojë kur SHBA të ndalë armatosjen e Izr*aelit
Strategjia e Vuçiqit për të shpërqendruar opinionin serb