Dy mjete të pashpërthyera janë gjetur- një në Kaçanik e një në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se në vendngjarje kanë dalë njësitet e deminimit të FSK’-ë dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Në Ferizaj ka dalë edhe njësiti i KFOR’it.
“GJETJE E MJETIT TË PASHËRTHYER- Kaçanik 13.05.2025, 20:30. Eshtë raportuar se ankuesi mashkull kosovar kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i deminimit të FSK-së dhe është bërë shpërthimi i kontrolluar i mjetit të pashpërthyer.”
Tjetër rast sipas policisë ka ndodhur në Ferizaj.
“Ferizaj 13.05.2025, 14:11. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit për deminim i KFORI-it dhe FSK-së dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.”



Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore